Tregu i energjise, drejt liberalizimit te plote e afrim me ate evropian Eglantina Nasi
Miratimi dhe venia ne zbatim e paketes se trete te Bashkimit Evropian per energjine synon liberalizimin e tregut te saj. Per te siguruar keshtu nje zhvillim te qendrueshem te tij, por dhe me shume te ardhura per ekonomine, mbrojtje te konsumatorit dhe diversifikim te burimeve te energjise se rinovueshme. Kjo pasi, me nje treg energjetik teresisht te liberalizuar, Shqiperia do te jete ne gjendje te terheqe edhe me shume investitore te huaj brenda tij. Keto perfundime u pohuan dje nga te pranishmit, ne konferencen me teme "Tregu dhe Infrastruktura Energjetike drejt Integrimit: Paketa III e BE-se per energjine", organizuar nga Enti Rregullator i Energjise, Ministria e Energjetikes dhe AIDA. Nga ana e tij, i pranishem ne kete konference, kryeministri Sali Berisha, tha se per qeverine dhe mazhorancen, energjia mbetet perparesia me madhore, duke saktesuar se investimet e viteve te fundit, ne gjithe fushat e ketij sektori i tejkalojne 2 miliarde euro. "Shqiperia ka nje projekt: Te shnderrohet ne nje superfuqi te vogel energjetike rajonale. Ne perputhje me te, po zhvillohet nje nga garat me te ethshme, ajo e ndertimit te HEC-ve. Vendi duhet te ndertoje, se ka potencial per te ndertuar rreth 443 HEC-e", u shpreh ai. Duke shtuar se ne interesin me madhor te tregut energjetik, Shqiperia ndjek me vendosmeri rrugen e diversifikimit te tij tregu, qe do te thote perdorimin e burimeve te tjera te medha per gjenerimin e energjise elektrike. "Paketa III e BE-se synon se pari garantimin e nje konkurrence te ndershme si kushti me themelor per lirine e ketij tregu, por mbrojtja e konsumatorit eshte dhe duhet te mbetet nje qellim tjeter madhor i kesaj pakete", shtoi ai. Per te perfunduar se "mbrojtja me e mire afatgjate e konsumatorit, eshte liberalizimi maksimal i tregut dhe ndezja e konkurrences se lire". Ndersa ambasadori i BE-se ne Tirane, Ettore Sequi, tha se kjo pakete ndihme, percakton rregulla me strikte dhe plotesimin e kritereve me te larta ne sektorin e energjise. "Ajo merr parasysh edhe rritjen e kapaciteteve furnizuese, garantimin e konkurueshmerise ne tregun energjetik, si edhe nje mbrojtje me te gjere te konsumatorit", shtoi ai. Ndersa ambasadori tjeter, ai i Norvegjise, Jan Braathu, tha se Shqiperia ka mundesi te shumta per te perfituar nga tregu energjetik europian. Por per te arritur kete, sipas tij, ajo duhet te liberalizoje tregun e saj dhe te funksionoje sipas rregullave dhe standardeve te BE-se. "Energjia eshte pjese e sistemit te globalizimit te tregjeve. Europa ka kuptuar se, nevojitet nje treg i brendshem per energjine, i cili do te funksionoje gjate vitit 2014. Duke marre parasysh potencialet qe ka vendi juaj, ju mund te perfitoni nga kerkesa ne rritje e vendeve europiane per energji, duke plotesuar standardet e vendosura nga BE-ja", tha Braathu.