E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akti per lirimin e banesave te pronareve, ne Kushtetuese



Nis ne Gjykate Kushtetuese shqyrtimi i ankeses se Shoqates se Qiramarresve kunder aktit normativ te qeverise per lirimin e banesave te pronareve te ligjshem. Vetem dy dite nga hyrja ne fuqi e aktit normativ, qe detyron te gjithe qiramarresit te lirojne banesat e pronareve, trupa e gjykates pas degjimit te pretendimeve, u terhoq dje per te marre nje vendim per kete ceshtje. I pranishem ne seance, Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, tha se nje akt i tille eshte i domosdoshem dhe qeveria me ane te tij i jep zgjidhje te dyja paleve, si qiramarresve ashtu edhe pronareve. Madje Olldashi theksoi se akti normativ ploteson nje te drejte kushtetuese te munguar prej kohesh, ate te disponimit te prones nga pronaret e ligjshem, ndersa favorizon te pastrehet nepermjet kredive me interesa zero per qind ne marrjen e banesave. "U referohem te pakten tre rasteve, ne te cilat shteti shqiptar eshte denuar me nje gjobe prej 91 milione leke te reja. E thene ndryshe, nje shume e barabarte per te zgjidhur kreditimin per 17 familje qiramarresish ne prone private. Nuk mundemi te vazhdojme te perballojme kosto te tilla", - deklaroi Olldashi, duke argumentuar se moskthimi i pronave tek pronaret e ligjshem, ka pasur kosto te medha per shtetin shqiptar, i cili eshte detyruar te perballet me dosje te shumta ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtave te Njeriut. Por sipas perfaqesuesve ligjore te Shoqates te cilet kerkojne pezullimin e aktit normativ, kjo nisme eshte diskriminuese pasi le pa strehe 3000 familje qe prej vitesh paguajne qira. Ata argumentuan se lehtesirat qe ka aplikuar qeveria per kete kategori nuk zbatohen nga bankat, te cilat ne me te shumten e rasteve nuk u japin kredi me interesa zero qiramarresve. Akti normativ i miratuar vetem pak kohe me pare ne Kuvend, hyn ne fuqi ne 1 nentor. Per kete arsye, qiramarresit detyrohen qe brenda kesaj date te lirojne banesat e pronareve te ligjshem. Ne aktin normativ thuhet se brenda dy diteve nga lirimi i baneses, Enti Kombetar i Banesave konfirmon me shkrim se qytetari i pastrehe eshte ne listen per trajtim me kredi me 0 % interes ne vit, per nje afat kohor deri ne 30 vjet.

"Akti normativ, eshte i domosdoshem dhe qeveria me ane te tij i jep zgjidhje te dyja paleve, si qiramarresve ashtu edhe pronareve", - u shpreh dje Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›