Ruci: Do te zhvillojme marredheniet me Kinen
Kryetari i Asamblese se Partise Socialiste Gramoz Ruci ka deklaruar se me ardhjen e opozites ne pushtet do te fuqizon marredheniet e Shqiperise me Kinen. Deklarata e Rucit eshte bere gjate takimit me autoritete kineze gjate nje vizite qe po ben nje delegacion i PS-se ne Kine. Ruci dhe delegacioni i PS qe e shoqeron ate ka zhvilluar takime me autoritetet me te larta te provinces Xian Shi. Kryetari i Konferences Konsultative te kesaj province, Cang Shung Shao, gjate takimit me delegacionin shqiptar eshte shprehur besimin se PS do te luaje rol te madh per stabilitetin dhe zhvillimin jo vetem te Shqiperise por edhe te rajonit te Ballkanit e me gjere. Nga ana e tij Kryetari i Asamblese Kombetare te PS-se, Gramz Ruci ka theksuar se PS vlereson rolin e Kines per stabilitetin dhe paqen ne bote. "Zhvillimi ekonomik i Kines per t'u marre shembull. Dhe PS, me fitoren e zgjedhjeve te ardhshme, do forcoje dhe zhvilloje me prioritet marredheniet me Kinen duke synuar konsolidimin e marredhenieve tregtare dhe rritjen e bashkepunimit ekonomik", eshte shprehur Ruci. Forcimi i marredhenieve politike dhe ekonomike me nje nga superfuqite boterore sic eshte Kina kane qene ne fokus te vizites delegacionit te PS-se. Perfaqesuesit e PS kane zhvilluar takime me drejtuesit e larte te provinces Hang Zhou, e cila eshte nje nder provincat me te medha te Kines, me 54 milion banore. Ne programin e vizites per ditet ne vijim jane parashikuar takime te rendesishme ne Pekin me autoritete te larta te Partise dhe Qeverise se Republikes Popullore te Kines.