E Diel, 1 Nëntor 2026

Isaraj: PS nuk fiton nese ben vetem kritika ndaj Qeverise Qamil Xhani

Deputeti i Partise Socialiste ne Qarkun e Vlores, Arben Isaraj deklaron se opozites i duhet nje alternative qeverisese dhe jo vetem kritika teknike ndaj qeverise. Ne takimin e zhvilluar dje ne Vlore me Klubin e Profesioniste e Rinj, Isaraj ka theksuar se pjese e fitores se PS-se eshte dhe modeli qe ajo jep mbi menyren sesi shperndan te drejtat dhe merita. Nese ne shnderrohemi thjesht ne kritike teknike te qeverisjes, veshtire se fitojme ne kete vend, veshtire se do t'i bejme ndonjehere njerezit bashke, - u shpreh dje deputeti Isaraj duke folur nga Vlora. Kurse shtroi dhe pyetjen: "Si do t'i shperndajme ne te drejtat, meritat dhe nevojat ne kete vend? Duke sugjeruar: "Ketu do te duhet te japim modelin tone per kete". Deputetet e grupit te PS te gjendur ne Vlore, arriten keshtu ne perfundimin: "T'u largohemi kritikave ndaj qeverisjes aktuale, per t'iu afruar me shume njerezve ne nevoje me programin e Rilindjes Shqiptare".

Te pranishem ne takimin e Vlores ka qene dhe kryetari i Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika, kryetarja e FRESSH-it, Elisa Spiropali, deputeti Damian Gjiknuri dhe drejtues te tjere te forumeve te PS-se. Gjate fjales se tij, deputeti Gjiknuri u shpreh se programi per Rilindje Shqiptare jep me shume siguri dhe vlera per integrimin e vendit. "Europa eshte vlere dhe une e shikoj gjithmone Europen si vlere. Nese duam ti bashkohemi BE-se duhet ti imponojme vetes disa vlera te cilat ato vende jane munduar t'ia imponojne vetes se tyre. Ketu dua te dale tek ajo kontradikta e madhe qe ekziston ne Shqiperi, pushtet politik, ose politik berje", u shpreh Gjiknuri. Kryebashkiaku socialist i Vlores, Shpetim Gjika deklaroi se pushteti vendor eshte gjithmone e me shume ne veshtiresi nga pengesat e qeverise. Pjesemarresit ne takim theksuan se programi i PS-se duhet te sherbeje per te dhene mesazhe me pozitive ndaj njerezve dhe per t'u afruar me shume tek problemet e tyre. Klubi i Profesionisteve te Rinj eshte nje strukture e re e Partise Socialiste e ideuar nga kreu i PS-se, Edi Rama. Ideja e kesaj strukture eshte krijimi i strukturave profesionale ne sherbim te administrates publike. Takimet me Profesionistet e Rinj jane pjese e parapergatitjes se fushates se Partise Socialiste per zgjedhjet e ardhshme. Po dje kreu i PS-se dhe drejtues te strukturave rinore te selise roze kane zhvilluar nje takim me te rinjte e FRESSH ne qytetin e Durresit. Ne kete takim eshte shtruar nevoja e pjesemarrjes me te madhe te te rinjve ne politike dhe perfshirja e tyre ne menyre aktive ne zgjedhjet e ardhshme. Takimi i Durresit eshte pjese e angazhimit te forumeve rinore te PS-se per prezantimin e Manifestit te FRESSH, i cili do te behet ne disa qytetet kryesore te vendit. Dy dite me pare, gjate takimit ne Divjake, kreu i PS-se beri apel qe te rinjte te bindin prinderit e tyre per te votuar per PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›