Haxhinasto: TAP dhe Unaza e Gazit, me shume energji per ne
Lidhja e Shqiperise me rrjetin rajonal te gazit permes projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik (TAP), projekti i Unazes se Ballkanit Perendimor te Gazit, si dhe linja e interkonjeksionit me Italine do te jene zhvillime madhore ne drejtim te rritjes se sigurise se furnizimit me lende energjetike. Nje fakt te tille, ministri i Energjetikes,
Edmond Haxhinasto, e beri me dije gjate fjales qe mbajti dje ne konferencen e posacme per tregun energjetik te vendit tone. "Zhvillimi dhe energjia do te thote punesim dhe cilesi jete per qytetaret shqiptare. Por nje qellim tjeter madhor eshte edhe ai qe vendi ta kete sektorin energjetik si nje burim te madh eksportesh dhe te ardhurash per te arritur objektivat e tij zhvillimore", - theksoi me tej Haxhinasto. Duke iu referuar konkretisht liberalizimit te tregut te energjise, si dhe permiresimit te kuadrit ligjor dhe rregullator te tij, me direktivat e Bashkimit Europian. "Sfide e strategjise sone do te jete orientimi i drejte i zhvillimeve te sektorit energjetik ne perputhje me detyrimet qe ne kemi per nismen e Bashkimit Europian deri ne vitin 2020. Qe do te thote rritje me 20% e energjise se rinovueshme, rritje me 20% e eficences se saj dhe uljen me 20% te emetimit te CO2", nenvizoi kreu i energjetikes shqiptare. Ne fund, duke folur per Strategjine Kombetare te Energjise, ministri Haxhinasto tha se ajo ka per qellim, pikerisht liberalizimin e tregut dhe diversifikimin e burimeve energjetike. "Nje detyrim tjeter i madh per ne eshte realizimi i objektivave te vendosura nga Komuniteti i Energjise, vecanerisht perdorimi i energjive te rinovueshme ne masen 38% te konsumit te pergjithshem te energjise deri ne vitin 2020", konkludoi ai lidhur me nje fakt te tille.