Vdes i mituri, pranga pronarit
Durres- Aksidentimi per vdekje ne pune i nje te mituri con ne pranga pronarin e firmes ku ndodhi dhe ngjarja e rende. Nje 17-vjecar, banor i lagjes numer 15 te qytetit te Durresit, ka humbur jeten dy dite me pare ne pune e siper, teksa ka rene ne tension elektrik. Burime nga drejtoria e policise bene te ditur se Orest Kajana ka qene duke punuar ne nje elektropompe kur ndodhi aksidenti fatal. Ne oret e para te mengjesit te djeshem policia e Durresit ka vendosur arrestimin ne flagrance te 43-vjecarit Muharrem Hazizi, sipermarres i firmes "Inter Gaz", ne Porto Romano, ku ndodhi aksidenti. Sipas uniformave blu, pronari me origjine nga Kucova, dhe arsim 8-vjecar, ka shkelur rregullat e mbrojtjes ne pune, cka ka shkaktuar vdekjen e adoleshentit. Prokuroria e Durresit po heton kete rast, nderkohe qe ngjarja eshte cilesuar si nje aksident.