Allardyce i vendosur të mbajë Santa Cruz
Trajneri i ri i Blackburn Rovers, Sam Allardyce, ka dalë kundër spekulimeve për largimin e sulmuesit paraguaian Roque Santa Cruz, të cilin është i vendosur ta mbajë në radhët e veta.Sulmuesi i vlerësuar me 18 milionë funte u raportua se ishte i gatshëm të largohej nga klubi, pas rezultateve të dobëta të Blackburnit.Manchester City dhe Arsenali ishin dy nga klubet që u lidhën me një transferim të Cruz.Edhe burimet e afërta me sulmuesin bënë të ditur se ai dëshironte largimin, por trajneri i ri i Blackburnit, Sam Allardyce, duket se nuk është dëshiron ta lëshojë paraguaianin të largohet.