Kola: Titulli është ende në lojëNë javën e 17-të Tirana do të përballet me Bylisin në “Selman Stërmasi”. Takimi i parë në Ballsh, atëherë bardhebutë i drejtonte boshnjako-kroati Blaz Sliahkovic, përfundoi 0-0

Tirana humbi në Vlorë me Flamurtarin (2-0) dhe trajneri i bardhebluve, Agustin Kola, pranoi se kjo humbje i shton problemet 23-herë kampionëve, por nuk i largon nga lufta për titull. “Gara është e gjatë dhe titulli mbetet ende në lojë. Do të përpiqemi ta lëmë pas humbjen dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës”. Në javën e 17-të Tirana do të përballet me Bylisin në “Selman Stërmasi”. Takimi i parë në Ballsh, atëherë bardhebutë i drejtonte boshnjako-kroati Blaz Sliahkovic, përfundoi 0-0. Dy nga lojtarët kryesorë Andi Lila dhe Abraham Alechenu nuk do të jenë në dispozicion të teknikut Kola për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë. Tirana ndodhet shtatë pikë larg Vllaznisë kryesuese.
E Marte, 23 Dhjetor 2008