Diop: Dua të shënoj kundër VllaznisëSenegalezi gjigant Diop ka shenuar dy gola në kampionat, një me Besën dhe tjetrin me Lushnjën

Dinamo nisi stërvitjet anti-Vllaznia me synimin për të marrë rezultat pozitiv në “Loro Borici” (ndeshja në Shkodër është parashikuar të zhvillohet me drita). Senegalezi gjigant Diop (dy gola në kampionat, një me Besën dhe tjetrin me Lushnjën) e vlerëson takimin me skuadrën më të fortë të kampionatit, për më tepër që Vllaznia drejtohet nga Agim Canaj, trajneri që shtroi sezonin e kaluar te Dinamo rrugën e titullit të përfunduar me sukses nga Ilir Daja. “Do të më pëlqente të shënoja përsërsi në Shkodër”, - thotë autori i dhjetë golave me Dinamon në pesë kampionate. Sipas asaj që deklaroi senegalezi për mediat sportive shqiptare, golin e shënuar kundër Lushnjës, ia kushtoi të fejuarës së tij basketbolliste. Te Dinamo rikthehet mesfushori elbasanas Hetlem Capja.
E Marte, 23 Dhjetor 2008