E Diel, 1 Nëntor 2026

Klodian Semina sërish te VllazniaIsh-lojtari i huazuar te Ada pati një eksperiencë në kampionatin bullgar me Belasitca Petrich, ku arriti edhe të shënojë gola në Bullgari

Mbrojtësi 20-vjecar Klodian Semina do të veshë fanellën e Vllaznisë. Ish-lojtari i huazuar te Ada pati një eksperiencë në kampionatin bullgar me Belasitca Petrich, ku arriti edhe të shënojë gola në Bullgari. Pas rikthimit në Shqipëri, mbrojtësi i Kombëtares U-21 u stërvit me Bylisin, por mesa duket nuk arriti një marrëveshje formale me presidentin Besnik Kapllanaj. Klodian Semina, i cili dallohet për shtatlartësinë e tij dhe lojën e kujdeshme në mbrojtje, mund të ishte një përforcim i mirë i Vllaznisë, që kryeson edhe kampionatin.

E Marte, 23 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›