Clinton apelon për barazi gjinore
Angazhimi për të siguruar të drejta dhe mundësi të barabarta për femrat është një çështje kyçe për sigurinë globale, deklaroi Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, në porosinë dërguar pjesëmarrësve të një konference në Spanjë.
“Nëse femrave ju ofrohen të drejtat e tyre dhe mundësi të barabarta në edukim, sigurim shëndetësor, punësim dhe pjesëmarrje politike, ato do të ndihmojnë lëvizjen përpara të përparimit social dhe ekonomik”, u theksua në video-porosinë e Clintonit, e cila u emetua në Konferencën e Femrat nga Spanja-Afrika për një botë më të mirë.
“Por kur ato janë të margjinalizuara dhe të keqtrajtuara, siç ndodhë në shumë shtete të Afrikës dhe shumë vende të botës, përparimi i gjerë dhe i qëndrueshëm është i pamundur. Forcimi i femrës është kyç për përparimin dhe prosperitetin global”, tha Clinton.
Clinton theksoi se ende duhet shumë punë, për të promovuar barazinë gjinore në botë, përpjekje këto të cilat filluan pas konferencës së OKB-së në Pekin, në vitin 1995, ku ajo atëbotë si Zonjë e parë e SHBA-së deklaroi se të drejtat e femrave janë të drejta të njeriut.
“Porosia e konferencës ishte e zëshme dhe e qartë dhe ajo ende po bën jehonë në kultura dhe kontinente. Por ende na pret një punë mjaft e vështirë”, theksoi Clinton.