E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia voton

Skandalet e shumta, në të cilat është përfshirë partia e kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, rrezikon që të ulë ndjeshëm pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet rajonale, të cilat në Itali filluan sot.

Më shumë se 41 milionë italianë janë të regjistruar për të votuar për guvernatorët e 13 prej 20 rajoneve të Italisë, e gjithashtu edhe për kryesuesit e katër provincave dhe për 500 kryetar të Komunave. Votimi do të përfundojë nesër, në ora 15:00.

Berlusconi mohon se është i rrezikuar nga partneri i vet i vogël në koalicion, partia Liga Nord, e cila mund të forcohet në veri, por apeloi në adresë të ithtarëve të tij që të pamundësojnë pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje, siç ndodhi në zgjedhjet rajonale në Francë, të cilat dëmtuan presidentin francez, Nicolas Sarkozynë.

“Çdo rajon që e vendosim nën kontrollin tonë paraqet një sukses. Fitore e vërtetë do të jenë nëse kemi nën administrimin tonë shumicën e qytetarëve”, tha Berlusconi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›