E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanyahu nuk mbështetë akuzat kundër Obamës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është distancuar sot nga deklarata se presidenti amerikan, Barack Obama, është “katastrofa më e madhe për Izraelin”, deklaratë kjo të cilën një gazetë izraelite ja atribuojë një bashkëpunëtori anonim të Netanyahut.

Dy udhëheqësit janë zhytur në mosmarrëveshje të thella për vazhdimin e aktiviteteve nëpër kolonitë hebrenje në tokat e okupuara dhe në afërsi të Jerusalemit.

Gazeta Yedioth Ahronoth citoi një bashkëpunëtor anonim të Netanyahut, i cili thuhet të ketë thënë: “Kemi një problem të vërtetë. Mund të thuani se Obama është katastrofa më e madhe për Izraelin-një katastrofë strategjike”.

Në kumtesën e lëshuar nga zyra e Netanyahut, u theksua:”Kryeministri hedh poshtë deklaratën anonime për presidentin Obama, të cilat gazeta ja atribuojë një ndihmësi të tij dhe ai e dënon këtë deklaratë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›