Allawi:"Koalicion me të gjitha partitë"
Fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Irak Iyad Allawi ka ofruar të punojë me të gjitha partitë në vend.
Zoti Allawi tha se ishte i gatshëm të mbante bisedime me të gjitha grupet, përfshirë edhe grupin shiit të drejtuar nga kryeministri Nuri Al maliki, i cili ka refuzuar t'i pranojë rezultatet e zgjedhjeve, dhe ka kërcënuar se do të shkojë në gjykatë.
Kombet e Bashkuara dhe Amerika janë shprehur se zgjedhjet e 7 marsit në Irak kanë qenë të besueshme.
Z. Allawi që përfaqëson një parti laike fitoi numrin më të madh të votave, por jo aq sa për të formuar qeverinë e tij.
Ndërkohë komisoni zgjedhor dhe prokuroria po i konsiderojnë akuzat e zotit Al Maliki.
Analistët thonë se ky proces do të jetë i gjatë dhe përçarës dhe mund të kërcënojë stabilitetin në rajon.