Fundoset një anije e Koresë së Jugut
Pas fundosjes së anijes së flotës detare të Koresë së Jugut në Detin e Verdhë, 46 marinarë konsiderohen ende të zhdukur.
Ministria e Mbrojtjes në Seul njoftoi se vazhdojnë kërkimet për të humburit pas shpërthimit misterioz që përfshiu anijen luftarake.
Ministria Mbrojtjes konfirmon gjithashtu se 58 anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar në kufirin e diskutueshëm detar me Korenë e Veriut.
Duke iu referuar qarqeve qeveritare, mediet jug-koreane njoftuan se nuk ka të ngjarë që Koreja e Veriut të jetë e përfshirë në fundosjen e anijes së luftës.
Në Detin e Verdhë ka pasur disa herë konfrontime midis anijeve nga Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut.