E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letër kërcënuese në adresë të Berlusconit

Shërbimi postar i Italisë ka zbuluar një letër kërcënuese në adresë të kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconit, në të cilën gjendej një plumb, ka njoftuar sot policia italiane.

Zarfi, në të cilën ishte vendosur plumbi dhe letra me porosinë “Do të përfundosh si mi”, është zbuluar në lagjen Libtate, në veri të Milanos.

Pakoja, në të cilën u kërcënuan edhe zyrtarët tjerë të partisë së Berlusconit, Populli i Lirisë, ishte dërguar në adresën e rezidencës private të Berlusconit në Milano, njoftuan zyrtarët.

Berlusconi aktualisht gjendet në Libi, ku po merr pjesë në samitin e Ligës Arabe.

Kërcënimet në adresë të Berlusconit u bënë para zgjedhjeve rajonale në Itali, të cilat do të zhvillohen nesër dhe pasnesër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›