E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova jashtë axhendës të Samitit të Ligës Arabe


Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka arritur që nëpërmjet pesë shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nga Liga Arabe të fusë çështjen e njohjes të vendit tonë në samitin e Ligës Arabe, që mbahet më 27 dhe 28 të këtij muaji në Sir të Libisë.

Zëdhënësja e MPJ-së, Albana Beqiri ka deklaruar për të përditshmen "Koha Ditore" se kjo ministri nuk ka arritur ta fusë çështjen e pavarësisë së Kosovës në këtë konferencë, përkundër "përpjekjeve të shumta".

"I kemi shfrytëzuar të gjitha kanalet diplomatike lidhur me këtë samit, por nuk ia kemi dalë", ka thënë Beqiri.

Nga ana tjetër, njohësist e zhvillimeve të botës arabe janë shprehur se mosfutja e Kosovës në rendin e ditës së Samitit të Sirit dëshmon plogështinë e diplomacisë së Kosovës në raport me shtetet arabe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›