Nëntë militantë të dyshuar vriten në Pakistan
Forcat ajrore të Pakistanit kanë vrarë sot nëntë militantë të dyshuar, në një rajon fisnor në kufi me Afganistanin, njoftoi një zyrtar, duke e ngritur kështu në mbi 100 numrin e militantëve të vrarë gjatë kësaj jave.
Luftimet ndodhën në rajonin e Orakzait, ku besohet se po strehohen shumë militantë talebanë, të cilët janë arratisur nga jugu i Pakistanit, për shkak të ofensivës që ka ndërmarrë aty ushtria pakistaneze.
Forcat ajrore kanë vënë në shënjestër disa pozicione të militantëve, ndërsa forcat tokësore kanë filluar operacionin për pastrimin e disa zonave të ndryshme në Orakzai, deklaroi zyrtari lokal, Sami Ullah.
Të premten, militantët sulmuan një postbllok të forcave të sigurisë në të njëjtin rajon, duke nxitur një përleshje të armatosur, gjatë së cilës u vranë pesë ushtarë dhe 32 militantë.
Më herët gjatë javës, forcat ajrore të Pakistanit kanë vrarë 61 militantë të dyshuar, kanë njoftuar zyrtarët.
Pjesa më e madhe e militantëve të vrarë në rajonin e Orazkait ishin arabë dhe uzbekë, tha komandanti i forcave kufitare, gjenerali Tariq Khan.
SHBA-ja ka përshëndetur përpjekjet e Pakistanit për të çrrënjosur militantët, duke theksuar se lufta kundër ekstremistëve në Pakistan i kontribuon edhe mposhtjes së talebanëve në Afganistan.