Lidhja Arabe mblidhet në Sirte të Libisë
Lidhja Arabe është mbledhur për samitin e përvejtshëm në konferencë që mbahet në qytetin Sirte të Libisë.
Udhëheqësit arabë priten të adoptojnë një rezolutë e cila do t'i kërkojë Izraelit ndalimin e ndërtimit të vendbanimeve në tokat e pushtura palestineze.
Udhëheqësi i Lidhjes Amir Musa tha se takimet indirekte mes Izraelit dhe Palestinës nuk mund të nisnin kur situata ishte e trazuar.
Të premten në darkë forcat izraelite sulmuan Rripin e Gazës.
Ky sulm erdhi pas vrasjes së dy ushtarëve izraelitë dhe dy militantëve palestinezë në një përleshje të rëndë.
Raporte të pakonfirmuara thonë se një palestinez u vra dhe të tjerë janë plagosur gjatë sulmit.
Grupi i armatosur i Hamasit tha se kanë qenë ushtarët e tij që kanë marrë pjesë në këtë betejë në kufi, ndryshe kjo nga politika që ka ndjekur Hamasi kohët të fundit, duke kritikuar sulmet militante kundra Izraelit.
Izraeli thotë se përleshja nisi kur trupat izraelitë hasën disa militantë që po minonin kufirin .
Mijëra palestinezë kanë mbajtur protesta në Rripin e Gazës duke i bërë thirrje Lidhjes Arabe të mbështesë popullin palestinez, dhe t'i jepet fund bllokadës në Gazë.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki- në fjalimin e mbajtur kërkoi mbështetjen e Ligës që Jerusalemi të zgjidhet kryeqytet i të dy shteteve, të Izraelit dhe Palestinës.