E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri I kenaqur me barazimin


Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, largohet i kënaqur nga Camp Nou pas barazimit që ekipi i tij arriti në minutën e fundit të takimit ndaj Barcelonës.

“Futbolli prandaj është i bukur: ka raste që humb kur nuk e meriton dhe fiton kur nuk e meriton. Patëm fat sepse Barcelona është ekipi më i mirë në botë”, u shpreh Allegri pas ndeshjes.

Trajneri italian lavdëroi punën e lojtarëve të tij: “Nuk u dorëzuam kur po humbnim 2-1 dhe kjo ishte merita jonë kryesore.”

“E nisëm lojën shumë mirë, por më pas Barcelona mori frenat e lojës në dorë. U treguam të zotët që nuk lamë hapësira, por në pjesën e dytë bëmë shumë pak në aspektin e krijimit të lojës”, shtoi Allegri.

Nga ana tjetër, trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, vlerësoi sulmuesin e Milanit, Alexandre Pato, duke e krahasuar me atletin Husain Bolt: “Tek goli i parë, Pato u tregua aq i shpejtë sa edhe Bolt nuk mund ta ndalonte.”

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Na mungoi goli i tretë, por është e vështirë kur një ekip si Milani kthehet për të mbrojtur. Nëse ata vendosin të luajnë me 8 lojtarë prapa topit mund ta bëjnë këtë sepse kanë eksperiencë në Champions. Jo më kot kanë fituar 7 herë këtë kompeticion”, shtoi trajneri spanjoll.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Heynckes: Mund të fitojmë në “El Madrigal”
Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munchen, ka besim se ekipi i tij do të arrijë të marrë 3 pikët në ndeshjen ndaj Villarreal, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Barcelona, Iniesta larg fushave për 1 muaj
Andres Iniesta, mesfushori i Barcelonës, ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë gjatë pjesës së parë të takimit të së martës mes ekipit të tij dhe Milanit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Milan “vjedh” një pikë në Camp Nou
Liga e Kampionëve ngriti siparin me supersfidën e grupit H, Barcelona-Milan të luajtur në Camp Nou. Superndeshja u mbyll në barazim 2-2 dhe të dyja skuadrat ndanë nga një pikë. Bajerni i Mynihut, Robben nuk rekuperohet
I predispozueshëm ndaj dëmtimeve. Kjo është një prej karakteristikave kryesore të Arjen Robben. Champions, Wenger: Reali dhe Barça favorite
Arsene Wenger mendon se ka një distancë mes dy skuadrave të mëdha spanjolle dhe pjesës tjetër të Evropës.

Lajmet kryesore

Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
"Zgjedhjet të bëhen për popullin"
“ACR e krijuar nga njerëzit e Rulit”
Mitrovicë, serbët bllokojnë një prej rrugëve
Top Show, vrasja e gjyqtarit Konomi
Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›