Allegri: I pamundur, kthimi i Kaka tek Milani

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka thënë se rikthimi i Kakas nga Real Madridi është i pa mundur, por mendon se Rossonerët do të transferojnë një lojtar të mirë në mesfushë.
“Kaka është lojtar i madh, por ai po luan për Real Madridin. Aq shumë lojtarë janë spekuluar si `Mister-X`, saqë do të jetë e parëndësishme vlera e lojtarit. Pato? Ai qëndron deri në vitin 2014, më pas do të shohim”, tha Allegri.