E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano: Të gatshëm për Realin

Mbrojtësi i Barcelonës, Adriano ka thënë se ai mezi e pret finalen me dy ndeshje të superkupës së Spanjës ndaj rivalit të përbetuar, Real Madrid, teksa është i bindur në fitore.

Barcelona e filloi keq parasezonin me barazim pa gola ndaj Hajduk Splitit dhe pësoi disfatë nga Manchester United, por pavarësisht kësaj, Adriano ka shumë besim.

”Unë vërtet mezi e pres fillimin e sezonit. Kur i fundit mbaroi, ne e kemi ditur e ky do të fillojë me ndeshjet ndaj Realit. Ne do të jemi 100 përqind të gatshëm për 14 gushtin”, u shpreh Adriano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›