Del Piero mezi e pret sezonin e ri

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 22:18
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero mezi pret të fillojë sezoni i ri në Serie A.
‘Zonja e Vjetër’ do të mundohet të mësojë nga sezoni zhgënjyes, ku përfundoi në pozitën e shtatë, duke mbetur jashtë garave evropiane.
“Ndeshjet që peshojnë janë afruar dhe mezi pret të fillojnë. Pas fazës përgatitore në kampion e Bardonecchias dhe turneut në Amerikë, muaji i fillimit të sezonit të ri fillon me rikthimin tonë në qendrën sportive të Vinovos. Mezi pret të fillojmë”, deklaroi sulmuesi italian për ‘La Repubblica’.
Juventusi do ta nis sezonin më 28 gusht, kundër Udineses.