Pele kundër Messi-t

Në moshën 71-vjeçare do të kthehet në skuadrën, me të cilën ka të lidhur emrin e tij. Edhe në këtë moshë, një sportist si ai mund të jetë vendimtar.
Pele, do të zbresë në fushën e gjelbër në Botërorin për Klubin, i cili është parashikuar të zhvillohet në muajin dhjetor.
Lajmi i çuditshëm është anoncuar nga presidenti i Santos, Luis Alvaro Ribeiro, i cili do të kërkojë nënshkrimin për skuadrën, që do të marrë pjesë në turne. “Pele është entuziast në lidhje me propozimin tim dhe ka premtuar se do të fillojë stërvitjen për të qëndruar në formë”, shprehet ai.