Sanchez do ta ndihmojë Messin

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 21:10
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique beson se arritja e Alexis Sanchezit do t’i krijojë më shumë hapësira Lionel Messit.
“Sanchez mund të jetë i dobishëm për të gjetur hapësira në fushë dhe për ta ndihmuar Messin për të pasur më shumë hapësira. Njerëzit gjithmonë e markojnë Messin dhe kur ke një lojtar të madh si Sanchez, do të thotë se kundërshtarët duhet ta ruajnë edhe atë. Kjo do t’i japë Messit më shumë hapësira”, deklaroi Pique për të përditshmen spanjolle Sport.
Ai mendon se Sanchez është i veçantë, i shpejtë, i mirë një me një dhe kontribuues edhe në mbrojtje.