E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martinez vazhdon në Bilbao

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 17:41

Mesfushori Javi Martinez pret të vazhdojë kontratën e tij me Athletic Bilbaon.

22-vjeçari spekulohej se kërkohej nga Real Madridi dhe Barcelona, por pavarësisht kësaj ai shpreson të vazhdojë qëndrimin e tij në klubin bask.

“Pres që gjithçka të shkojë në rregull dhe të nënshkruajë. Është thënë shumëçka rreth kontratës së re, por kam pak njohuri rreth saj, sepse me këtë çështje merren përfaqësuesit e mi”, deklaroi Martinez për të përditshmen sportive spanjolle, Marca. Martinez ka kontratë me Bilbaon deri më 2014.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›