E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Basten, kandidat për Chelsean

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 17:39

Marco van Basten është nën konsideratë në Chelsea për pasardhës të Carlo Ancelottit.

The Mail on Sunday ka njoftuar se pronari i gjigantit londinez, Roman Abramovich synon vazhdimin e rigjenerimit në klub dhe legjenda holandeze Van Basten mund të zëvendësojë Ancelottin në rast të largimit të italianit në fund të sezonit.

Chelsea është në pozitë të vështirë për të mbrojtur titullin në Premierligë, pasi aktualisht ka 13 pikë më pak se lideri Manchester United, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›