E Diel, 1 Nëntor 2026

Allegri i kenaqur me barazimin ndaj Lazios


Trajneri i Milanit Massimilliano Allegri eshte i kenaqur me paraqitjen e lojtareve te tij pas barazimit 1-1 ndaj Lazios.

Zlatan Ibrahimovic shenoi i pari per kuqezinjte ndersa per Lazion nje pike nxori Sergio Floccari.

Ne treguam shenja te qendrueshmerise. Me ka pelqyer menyra se si ka luajtur Milani pasi ekipi punoi shume dhe ne nuk pranuam ne kundersulme. Mendoj se mbremja ishte nje ndeshje intensive dhe ne pjesen e pare ne patem tre raste te pastra.

Pas pauzes po ashtu kishim edhe me shume shanse. Nese do te ishim kthyer me fitore atehere do te ishim ketu duke thene se Milani ka zbuluar veten. Ne jemi ne rruge te duhur ka thene Allegri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›