E Diel, 1 Nëntor 2026

Demtim i rende per Riberin do te mungoje per nje muaj

Bundesliga

Ne Mynih jane te gjithe te alarmuar. Pas mungeses se detyruar dhe te gjate te Arjen Roben Bajerni i Mynihut mbetet dhe pa Frenk Riberi i cili u demtua ne kaviljen e djathte gjate ndeshjes se fituar nga formacioni i Van Galit kunder Hofenhajmit. Ekzaminimet e rezonances manjetike te ciles iu nenshtrua ne fund te ndeshjes kane evidentuar ne fakt nje ndrydhje qe ka demtuar ligamentet e cila do ta detyroje fantazistin francez te qendroje jashte fushave per kater jave. Riberi i cili sezonin e kaluar mungoi per pese muaj per nje problem ne gju do te mungoje me siguri ne dy ndeshjet e Champions League kunder Bazelit dhe Kluzhit. Francezi nuk do ti nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale por do te duhet te mbaje nje mbrojtese speciale per dhjete ditet e para te rehabilitimit. Sipas mjekeve sociale te Bajernit te Mynihut do te duhet te rikthehet ne dispozicion ne mesin e tetorit. U tremba mos ishte demtim i rende komentoi Van Gal nuk duhet te operohet por tani duhet ta kurojme mire. Shpresoj te arrij ta rikuperoj brenda 20 diteve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›