Anjeli kerkese ne federate Hiqini Interit titullin 2006
Juventusi nis ofensiven per titullin 2006 qe iu dha ne tavoline Interit. Me viziten formale te Andrea Anjelit ne Federaten Italiane te Futbollit FIGC dhe takimin qe presidenti i klubit bardhezi ka zhvilluar me kreun e ketij institucioni ka nisur edhe numerimi mbrapsht per hapjen e hetimeve rreth pergjimeve te reja te telefonatave te cilat jane bere publike ne gjyqin e Napolit. Fashikulli voluminoz i cili eshte shperndare nga perfaqesuesit ligjore te Luciano Moxhit ka treguar se edhe drejtuesit e Interit kane vepruar ne te njejten menyre si homologet e tyre te Juventusit dhe kjo mund te shkaktoje heqjen e titullit te marre 4 vjet me pare.
Zyrtarisht tema e bisedes ne takimin ndermjet Anjelit dhe Abetes ka qene kercenimi i Shoqates se Futbollisteve per greve por ashtu sic mund te imagjinohej lehtesisht drejtuesi me i larte i Zonjes se Vjeter e ka ndjekur linjen e re qe po zbaton klubi presidenti ka kerkuar sqarime per afatet qe nevojiten per hetimin e federates pasi sipas llogarive te bera nga kreret e Juves ai mund te perfundoje ne kohe per tu hequr zikalterve titullin e vitit 2006 te cilin skuadra e Masimo Moratit e fitoi ne tavoline. Hetimi sportiv pritet te nise me 1 tetor pasi do te kete rifilluar gjyqi penal ne Napoli prej ketij momenti FIGC do te shqyrtoje me detaje gjithcka te re qe sjellin rreth Calciopoli-t pergjimet e paraqitura nga Moxhi. Procedurat e hetimeve do te nisin pikerisht me hetimet e prokuroreve federale te cilat mund te shoqerohen me marrjen ne pyetje te personave te perfshire. Perfundimet do tu dorezohen drejtuesve te FIGC vendimi i te cileve mund te jepet ne tri menyra nuk ka parregullsi mbyllja e ceshtjes sepse ka kaluar afati i ndeshkimit ose heqja e titullit te zikalterve. Megjithate edhe nese zyrtaret e Interit shpallen fajtore nuk eshte e thene qe klubit te Moratit ti hiqet titulli drejtesia sportive ne Itali eshte e ndare per sa i takon temes se kalimit te afateve te ndeshkimit. Nje pjese pretendon se nuk mund te jepen ndeshkime te reja per subjekte te cilat nuk u ndeshkuan perpara kater vjeteve ndersa te tjeret kerkojne masa per te gjithe ata qe kane qene te perfshire ne skandalin e veres 2006 duke pretenduar qe interistet te heqin dore nga rregulli i faljes se fajit duke qene se ata kembengulin qe nuk kane qene asnjehere te perfshire.
Gjithsesi pikepyetje ekzistojne edhe per kohezgjatjen e hetimit sportiv. Mbetet per tu pare nese federata do te marre nje vendim autonom apo do te prese perfundimet e gjyqit penal ne Napoli qe pritet te dalin brenda vitit 2011. Mes 180 mije telefonatave te reja figurojne biseda komprometuese per Interin ku te perfshire jane Morati dhe ish-presidenti Faketi i cili u nda nga jeta kater vjet me pare. Keto telefonata ishin cilesuar si te parendesishme nga hetuesit ndersa vendimi per heqjen e dy titujve te Juventusit dhe zbritjen e bardhezinjve ne Serine B u mor ne harkun e nje muaji ne periudhen qershor-korrik 2006.