E Diel, 1 Nëntor 2026

Inter shperthen ceshtja Shnajder. Menaxheri E kerkon Real Madrid

Problemet Pas deshtimit te rinovimit te kontrates se holandezit fshihet Zhoze Murinjo

Maikon e Militos nje tjeter alarm bie ne shtepine e zikalterve. Benitez e ka kuptuar tashme gjithsesi kane qene te zotet ata qe ia kane shpjeguar. Historia e Interit na meson se para cikleve te tmerrshme si ai qe pritet te ndodhe te klubi zikalter ne javet e ardhshme atmosfera eshte e brishte polemikat po shtohen dhe ndjekin njera-tjetren. Te marten ishte Diego Milito i cili nga goja e menaxherit te tij ka bere te ditura veshtiresite e tij per te ndertuar nje marredhenie te mire me Benitezin. Problemet e bomberit te tripletave jane pergenjeshtruar nga vete trajneri interist ne konference shtypi. E njejta situate perseritet pas me pak se 24 ore. Per te plasur bomben mendon gazeta holandeze De Telegraf e cila ne edicionin e djeshem sjell disa deklarata domethenese te menaxherit te Uesli Shnajder para deshtimit te rinovimit. Duhej te ishte thjesht nje formalitet por per momentin gjithcka eshte hedhur ne ere papritur. Mungonte vetem firma per zgjatjen e kontrates deri ne 2015. Dhe Soren Lerby menaxheri i holandezit sqaron situaten Sot nuk ekzistojne kushtet per ta pranuar marreveshjen ekonomike. Mes nesh dhe Interit ka shume distance dhe do te rihapim tratativat vetem kur do te kete kushte me te pranueshme nga zikaltrit. Pra ka probleme ekonomike. Por te shumte ishin ata qe mbeten te befasuar nga ndryshimi i papritur i qendrimit te holandezit. Dy palet tashme ne tratativa duhej te uleshin dhe te zyrtarizonin operacionin. Ne fakt nenkampioni i botes me Holanden nuk e kishte vene kurre ne diskutim rinovimin Nuk ka asnje problem vullneti im eshte te qendroj ne Milano. Keto fjale te lojtarit dhe te menaxherit te tij i befasuar dhe i kenaqur nga deklarata e presidentit Morati per tu mbeshtetur te Shnajder per te ardhmen e zikalterve. Zikaltrit tremben per nje rikthim te dashurise mes numrit 10 dhe Realit te Madridit duke harruar fjalet e direkt te interesuarit para vetem nje muaji kur deklaronte se vetem nje i cmendur do te ikte prej Interit per te shkuar te Reali pasi me trajtuan ne ate menyre. Te shumte jane ata qe mendojne per telefonatat e Zhoze Murinjos. Mendime te konfirmuara me sa duket pikerisht nga menaxheri i kampionit holandez Nuk ishte e bukur menyra se si Uesli u largua nga Madridi por tani me portugezin ne pankine gjithcka mund te jete ndryshe. Prandaj Reali eshte nje opsion. Nje tjeter prane largimit Ajo qe duhej te ishte nje firme e thjeshte ne kontrate po shnderrohet ne nje vuajtje per Masimo Moratin. Uesli Shnajder duket se i ka gati valixhet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›