Allegri mbetet në Milan

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka mohuar spekulimet rreth largimit të mundshëm të trajnerit Massimiliano Allegri në fund të këtij sezoni.
Në javët e fundit u shtuan dyshimet rreth largimit të Allegrit nga bankina e Rossonerëve por Berlusconi ka konfirmuar besimin ndaj ish strategut të Cagliarit.
“E konfirmoj besimin ndaj Allegrit. Ai ka kontratë deri më 2014 andaj mund të fle i qetë dhe të mendojë vetëm për derbin kundër Interit të dielën, një prej dy ndeshjeve që duhet fituar për të vazhduar ëndrrën Scudetto”, deklaroi Berlusconi për Sky Sport Italia.