E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zoff: Buffon të harrojë gabimin

Ish-portieri i Juventusit, Dino Zoff, ka kërkuar nga Gianluigi Buffon që ta harrojë gabimin e bërë ndaj Lecces, kur ekipet po hyjnë në fazën vendimtare të sezonit.

“Këto gjëra mund të ndodhin. Nuk do të kisha bërë dramë nga kjo. Mendoj se Buffon tashmë e ka bërë panik, por ai duhet ta harrojë atë nëse nuk e ka harruar”.

“Ishte vetëm një gabim të cilin mund ta kuptojmë. Të gjithë në futboll dhe në çdo profesion bëjnë gabime. Këto mund t`i ndodhin një portieri, por është serioze pasi mund të vendoset titulli”, ka thënë Zoff.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›