E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muntari nuk dorëzohet për Scudetto

Mesfushori i Milanit, Sulley Muntari shpreson që skuadra të fitojë duelin me Juventusin për titullin e kampionit në Serie A, dy xhiro para fundit.

Rossonerët janë afruar në një pikë ndaj Bianconerëve pas fitores 2-0 ndaj Atalantas, respektivisht barazimit 1-1 me Leccen.

“Kemi edhe dy ndeshje deri në fund dhe lutem që ta kalojmë Juventusin në renditje”, deklaroi Muntari për ueb faqen zyrtare të Milanit. Në fundjavë, Milani takohet me rivalin e qytetit Inter, kurse Juventus ndeshet me Cagliarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›