Salihi shënoi golin e parë në MLS (video)

Hamdi Salihi i ka dhënë fund ‘agjërimit’, duke e shijuar golin e parë në fanellën e D.C. United, që kur u transferua në kampionatin amerikan të futbollit – MLS, gjatë janarit.
Sulmuesi shqiptar së fundmi ishte konsideruar si njëri prej dështimeve më të mëdha në futbollin amerikan, pas transferimit atje nga Rapid Vjena. Mirëpo, përfaqësuesi shqiptar ua mbylli gojën kritikëve, duke e gjetur golin ndaj ekipit San Jose E'quakes, në humbjen 5:3.
Salihi shënoi gol të bukur në minutën e 88-të, edhe pse ky gol nuk i mjaftoi ekipit të tij që ta shmang humbjen në këtë duel. Futbollisti shkodran e kishte shënuar një gol, në debutimin e tij në D.C.
United, në një ndeshje para-sezonale dhe nga ajo kohë, golat i mungonin. Ish futbollisti i Austria Vjenës shpreson që të vazhdojë me shënimin e golave.