Allen dëshiron të ndërtoj shtëpi në Xhamajka

Lily Allen po planifikon që të ndërtoj një shtëpi të saj për pushime në Xhamajka.
Këngëtarja britanike – e cila kohëve të fundit po takohet me inxhinierin e ndërtimtarisë Sam Cooper - i ka thënë shokëve të saj se ajo dëshiron që të këtë një vilë të saj afër një plazhi.
“Ajo do të kaloj atje disa muaj për çdo vit” i ka thënë një burim gazetës britanike “Daily Star”.
Lily (24) muajin e kaluar ka thënë se ajo është ende e zhgënjyer që nuk është bërë nënë dhe s’ka filluar një jetë të qetë.
“Vetëm dëshiroj të kem bebe dhe të jetoj në një fshat, ky është më të vërtetë qëllimi i im”, ka treguar ajo për mediat.
“Nuk jam karrieriste për këtë dëshiroj të jem nënë. Kam energji, por kjo energji me sugjeron që të kem një kulm mbi kokë kur të largohem nga rutina. Jam në një marrëdhënie që gjashtë apo shtatë muaj tani dhe po shkon mirë, kështu që pse të mos kem fëmijë”, kishte thënë më parë Allen.