E Diel, 1 Nëntor 2026

Ledesma s’është pajtuar me Lotiton

Menaxheri i mesfushorit të Lazios, Cristian Ledesma ka thënë se klienti i tij ende nuk është pajtuar me presidentin Claudio Lotito.

Argjentinasi nuk është paraqitur këtë sezon pas mosmarrëveshjeve rreth vazhdimit të kontratës me klubin nga kryeqyteti italian. Ndërsa në ditët e fundit kanë filluar të qarkullojnë spekulime se Lotito mundohet ta ri-integrojë Ledesman në ekip.

“Nuk e di. Ata nuk kanë qenë të pajtuar deri dje. Do të shohim se çka do të ndodhë”, tha Vincenzo D’Ippolito.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›