E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitt Romney fiton bindëshëm në zgjedhjet paraprake në Illinoi

Kandidati kryesor republikan për president Mitt Romney ka realizuar një fitore të bindshme në zgjedhjet paraprake të shtetit Illinoi, duke thelluar avantazhin në garën për emrimin e partisë.

Agjensitë amerikane të lajmeve thonë se zoti Romney fitoi rreth 55 përqind të votave ndërkohë që kundërshtari i tij kryesor Rick Santorum mori 30 përqind. Dy kandidatët e tjerë republikan, Ron Paul dhe Newt Gingrich, ndodhen shumë mbrapa.

Me fitoren e mbrëmshme, zoti Romney mori edhe 54 delegatë të tjerë. Një kandidat ka nevojë për 1,144 delegatë për të siguruar emërimin e partisë dhe fituar të drejtën për tu përballur me presidentin demokrat Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit.

Në fjalimin e fitores, zoti Romney tha se tre vite të presidentit Obama në detyrë kanë sjellë për amerikanët më pak vende pune, ulje të rrogave, rënie drastike të të ardhurave dhe rritje historike të çmimit të gazit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›