Allmuça: Te Dinamo të gjithë dinë të shënojnë

Dinamo vazhdon të kryesojë bindshëm kampionatin. Blutë kryeqytetas në këtë sezon kanë treguar se janë të fortë jo vetëm me skuadrat e ashtëquajtura të vogla, por edhe me rivalët për titullin kampion. Një gjë të tillë e bënë edhe ditën e shtunë në ndeshjen në transfertë ndaj besës, e cila është një nga rivalet e kampionatit. Largimi i njërit prej shënuesve më të mirë të skuadrës Sabino Plaku duket se nuk është ndierë në përballjen ndaj kavajasve, pasi te Dinamo dinë të shënojnë të gjithë. Një gjë të tillë e bën të ditur në fjalën e tij autori i dy golave Igli Allmuca që i dhuroi fitoren e pastër Dinamos. "Jam shumë i kënaqur që fituam. Ishte një ndeshje super e vështirë, përballë një skuadre rivale, që luante në fushën e vet dhe që ishte e vendosur të merrte maksimumin. Megjithatë ne ishim më të saktë si në rreshtim edhe në veprimet tona dhe kjo solli fitoren dhe tri pikë të arta. Sa për dy golat e mia mendoj se ishin meritë e skuadrës, pasi ajo më dha mundësinë të shfaqesha rrezikshëm dhe të konkludoja sasktë përpara kuadratit të portës kundërshtare. Te Dinamo mund të shënojnë të gjithë ashtu sic bëra unë që luaj në mesfushë dhe jam disi më i tërhequr".
Gazeta Sporti