Polonia fiton 1-0 miqësoren me Finlandën

Polonia fitoi miqësoren e fundit 1-0 me Finlandën të zhvilluar, më 2 shkurt në Pafos. Skuadra e Leo Benhakerit fitoi me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi mbrojtësi i Visla Krakoë, Adam Kokoszka në minutën e 42-të. Miqësorja e radhës për Poloninë është ajo kundër Republikës Ceke, më 6 shkurt. Trajneri holandez thirri për këto dy ndeshje 36 lojtarë.
Formacioni i Polonise kunder Finlandes
1. Sebastian Przyrowski - 2. Marcin Kuś, 3. Adam Kokoszka, 4. Jakub Wawrzyniak, 5. Tomasz Lisowski (46, 15. Piotr Brożek) - 7. Wojciech Łobodziński (46, 21. Tomasz Zahorski), 6. Michał Pazdan (72, 20. Radosław Majewski), 8. Michał Goliński, 10. Łukasz Garguła (46, 18. Rafał Murawski), 11. Marek Zieńczuk (80, 17. Kamil Grosicki) - 9. Paweł Brożek (73, 19. Dawid Nowak).