Kategoria Superiore: Dukurite e Javes 18

Nga Agron Kaja
Tre dopieta. Ka qenë një javë e vecantë kjo e 18-ta, në të cilën tre futbollistë shënuan nga dy gola. Klodian Duro i Tiranës, Rizvanolli i Kastriotit dhe Allmuca i Dinamos ishin firmat dygolëshe të javës. Rezultate binjake Duke i krahasuar rezultatet e javës së 18-të me ato të javës së 7-të, dy prej tyre ishin të njëjtë. Kështu takimet Kastrioti-Vllaznia 3-1 dhe Flamurtari-Shkumbini 0-0, kishin të tilla shifra si në fazën e parë. 3 gola për ndeshje Kjo ishte mesatarja e shënimit të golave për ndeshje, ku në 6 takime u shënuan 15 gola. Kjo javë renditet e katërta më "pjellore" në 18 javë, ku në javët 1, 3 dhe 5 janë shënuar nga 16 e 17 gola. Të huajt, sa tri skuadra Në javën e 18-të të Superiores u aktivizuan 38 futbollistë të huaj, ku Dinamo dhe Besëlidhja në formacionet titullare kishin nga 7 të tillë. Ndryshe, Partizani dhe Shkumbini janë të "pastër" pa asnjë të huaj në përbërjet e tyre. Te Besa-Dinamo Në këtë takim janë dhënë katër kartonë të verdhë, dhe të gjithë janë marrë nga futbollistë të huaj dhe jo shqiptarë. Afrikani Nana e kosovari Ramadani për Besën, ndërsa maqedonasi Pollozhani dhe afrikani Diop për Dinamon. Ivanaj, i vetmi i "kuq" Sulmuesi i Besëlidhjes, Kreshnik Ivanaj, ishte futbollisti i vetëm i javës që u ndëshkua me kartonin e kuq në ndeshjen Teuta-Besëlidhja 2-0, madje pas dy kartonëve të verdhë. Ivanaj kishte munguar prej një viti. KARTONËT E JAVËS 1.Tirana 4 - 2.Teuta 1 - 3.Partizani - - 4.Vllaznia 1 - 5.Dinamo 2 - 6.Besa 2 - 7.Elbasani 2 - 8.Flamurtari 3 - 9.Kastrioti 3 - 10.Shkumbini - - 11.Besëlidhja 3 1 12.Skënderb. 2 - Gjithsej 23 1 Dritëhijet e renditjes Kreu U ruajt distanca 1. Dinamo 40 pikë 2. Partizani 34 pikë 3. Elbasani 31 pikë Mesi "Dyndje" në dy krahët 4. Tirana 29 pikë 5. Vllaznia 28 pikë 6. Besa 27 pikë 7. Shkumbini 25 pikë 8. Flamurtari 23 pikë 9. Kastrioti 23 pikë Fundi Shkëputet Teuta 10. Teuta 15 pikë 11. Besëlidhja 12 pikë 12. Skënderbeu 8 pikë