E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerets: “Cana një Bekenbauer i vogël”

Marseja arriti një fitore të cmuar me Monakon në Kupën e Francës duke fituar 3-1. Lorik Cana ishtë një ndër më të mirët në fushë. Por ja cthotë trajneri i Olimpikut Erik Gerets: "Pashë shumë lojtarë që bënë gjeste shumë të mira gjatë takimit, si Lorik Cana që dha topa të bukur. Është e vërtetë që ai nuk është Bekenbauer, pra do të ishte më mirë që ai të qëndronte Cana. Është shumë i rëndësishëm për ekipin pasi është kapiteni. Ai jep shembullin e sjelljes prej një profesionisit, është shumë kërkues për veten dhe është shumë i rëndësishëm për mua", - thotë trajneri Gerets gjatë një interviste për faqen sportive franceze opiom.net.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›