E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardian Nuhiu: Elbasani meritonte fitoren

Lojtari shqiptaro-maqedonas Ardian Nuhiu ka bërë një paraqitje të shkëlqyer ditën e shtunë në sfidën me Tiranën. Ai jo vetëm ka qenë një nga më aktivët në fushën e lojës, por edhe lojtari që i dhuroi avantazhin skuadrës së tij nëpërmjet një krosi të saktë për sulmuesin Bejzade që i coi në 2-1 shifrat provizore të ndeshjes. Në deklaratën e tij ai thekson se ishte një sfidë e foretë dhe shumë e vështirë, por skuadra e Elbasanit e meritoi fitoren për lojën që zhvilloi dhe për shpirtin e lartë të garës në "Qemal Stafa". "Me të vërtetë na erdhi shumë keq që nuk fituam, ndonëse luajtëm shumë mirë dhe e vumë në vështirësi kundërshtarin. Kaluam dy herë në avantazh, por pa mundur të ruanim fitoren. Me këtë ndeshje ne treguam se jemi një skuadër e aftë për të synuar edhe titullin kampion, por një gjë e tillë kërkon vazhdimësi në lojrat pozitive", thekson Ardian Nuhiu. Më tej ai flet edhe për vëllain e tij Arbenin, nga i cili u zëvëndësua në minutat e fundit të ndeshjes. "Trajneri i skuadrës, Krenar Alimehmeti e pa të arsyeshme që të më zëvëndësonte mua pikërisht me vëllain tim Arbenin, i cili dha më të mirën edhe ai në fushën e lojës. Mendoj se qenia jonë në të njëtën skuadër do të jetë shumë pozitive duke na motivuar edhe më shumë për të mirën tonë dhe të skuadrës verdheblu".
Gazeta Sporti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›