E Diel, 1 Nëntor 2026

Allmuça merr disa oferta nga Rusia dhe Kina

Tiranë - Mesfushori i Dinamos, Igli Allmuça, kërkon largimin e tij nga skuadra kampione. Futbollisti dëshiron të transferohet në një nga kampionatet që ka edhe disa oferta, atë rus, ose kinez.

Me këto lëvizje po merren dy menaxherët, Nexhmedin Haxhiu dhe Gezim Mançe. Në të shkuarën Igli Allmuça ka luajtur edhe me skuadrën e Partizanit dhe atë të Tiranës. Veç Dinamos në sezonin e shkuar, Allmuca është shpallur kampion edhe me Tiranën në sezonin 2006-2007.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›