E Diel, 1 Nëntor 2026

Arlind Nora pranë largimit nga Shkumbini

Peqin - Arlind Nora ndodhet pranë largimit të tij nga skuadra e Shkumbinit. Shkaku i largimit të tij të mundshëm mësohet se është mosdhënia e parave nga ana e klubit. Sipas burimeve pranë skuadrës bardhekaltër mësohet se Arlind Nora nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit në Ulqin. Veprimi i futbollistit vjen në mënyrë protestuese karshi drejtuesve të klubit.

Aktualisht gjirokastriti po kërkohet nga disa skuadra, mes të cilave është Elbasani, Besa dhe Partizani. Në të shkuarën Nora është aktivizuar me skuadrën e Luftëtarit, Lushnjes, Elbasanit dhe Vllaznisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›