E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojnë akoma lëvizjet në merkaton italiane

Romë - Lëvizjet në merkaton italiane vazhdojnë akoma edhe në këto ditë të mesjanarit. Skuadrat që po tregohen më aktive në këto ditë janë të voglat e futbollit italian. E përditshmja Gazzetta dello Sport ka publikuar sot një listë me emrat e futbollistëve të cilët kërkohen nga disa skuadra.

Skuadra që ka një listë të gjatë me emra futbollistësh në listë është ajo e Kievos. Në objektivin e këtij klubi janë futbollistët Makinva dhe Mandredini (Lacio), Guberti (Askoli), Okaka (Roma), dhe Simone Inzagi.

Skuadra e Rexhinës kërkon futbollistët Dala Bona (Napoli), Bueno, Stuani dhe Venituçi (Montava).

Të shumtë janë edhe emrat skuadrat e tjera, por gjithça mbetet vetëm në kuadër të zërave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›