E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi – Suedi, faktet e sfidës

Rusia duhet të mundë Suedinë për të avancuar në cerekfinale, ndërkohë që Suedisë i mjafton edhe një barazim. Dy skuadrat janë ndeshur midis tyre 23 herë. Suedia ka fituar shtatë herë, ndërsa Rusia tetë herë, ndërkohë që tetë takime janë mbyllur në barazim.
Suedia ka fituar dy nga katër takimet në Kampionatet Europiane, ndërsa Rusia vetëm një.
Ndeshja e tyre e fundit daton 14 vite më parë në Kupën e Botës 1994. Suedia mundi Rusinë 3-1 në fazën e grupeve. Henrik Larson luajti si zëvendësues në atë ndeshje. Gjithsesi, përplasja e tyre e fundit ishte një miqësore në vitin 2002, që mbaroi 1-1.
Rusia nuk ka kaluar dot fazën e grupeve në tre kampionatet e fundit në të cilat ajo ka qenë e pranishme: 1992, 1996, 2004. Rusia ka skuadrën më të re në Euro 2008. Mosha mesatare e saj është 26 vjec e 83 ditë në ditën e hapjes së Euro 2008. Lojtarët e saj në total kanë 476 ndeshje ndërkombëtare, skuadra me më pak eksperiencë.
Gjithsesi Rusia ka një nga trajnerët më me eksperiencë. Gus Hidink është në turneun e pestë të madh, duke përfshirë Kampionatet Europiane dhe Kupën e Botës.
Suedia është skuadra më e vjetër në Euro 2008 me një mesatare prej 29 vjec e 85 ditë. Ashtu si Hidink te Rusia, edhe trajneri suedez Lars Lagerbak është i pranishëm në turneun e tij të pestë të madh, përfshirë Kampionatet Europiane dhe Kupën e Botës.
Lagerbak do të drejtojë për herë të dhjetë në një ndeshje të Kampionatit Europian, një më pak se rekordi i vendosur nga gjermani Berti Vogts (1992-1996).
Me një total prej 1090 ndeshje ndërkombëtare të lojtarëve të saj, Suedia është një prej skuadrave më me eksperiencë në Euro 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›