E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështje “Çelsi”, Balak kundër Skolarit

Mesfushori Mikael Balak, është i gatshëm të hedhë në tokë trajnerin e tij të ri te Celsi, Luis Felipe Skolarin, kur kapiteni i Gjermanisë të përballet me teknikun e Portugalisë në cerekfinale.
Balak tha: "Ne luajtëm kundër tyre në Kupën e Botës dhe nisur nga ky këndvështrim unë mendoj se ne do të fitojmë sërish kundër tyre. Unë njoh disa lojtarë të Portugalisë, të cilët luajnë te Celsi, ose dhe te ekipe të tjera. Të gjithë janë individë të mirë, ata luajnë një futboll sulmues dhe janë futbollistë të mëdhenj. Ata kanë gjithashtu Ronaldon, i cili pati një sezon të madh në Angli. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por të dyja ekipet janë të afta të shkojnë më tej. Ata ndoshta janë favoritë, por dhe ne d të bëjmë lojën tonë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›