Itali – Francë, por edhe Bruni - Sarkozi

Itali-Francë ndau më dysh familjen presidenciale franceze. Karla Bruni, gruaja e presidentit francez Nikolas Sarkozi, është një tifoze e thekur e Juventusit.
"Karla do të bëjë tifozllëk për Italinë edhe në Elize (pallati presidencial) dhe me burrin e saj nuk do të ketë asnjë problem. Prej kohësh vajza ime është tifoze e Juventusit dhe ka Italinë në zemër",- tha Maria Bruni Tedeski, e ëma e "First Lady"-i francez.