Almunia largohet në janar?

Nga Express më 02 janar 2011 në ora 09:13
Eksperienca e Manuel Almunias në Arsenal mund të marrë fund gjatë janarit.
Portieri spanjoll dhe klubi anglez mund të ndahen, ngase marrëdhëniet në mes tyre janë ftohur.
33 vjeçari tash është portieri i tretë në Emirates Stadium dhe sigurisht nuk e pranon këtë fakt.
Andaj, menaxheri Arsene Wenger, pas ndeshjes me Birmingham e ka konfirmuar largimin e mundshëm të ish portierit të parë të këtij ekipi.
Sipas mediave angleze, për shërbimet e Almunias interesim kanë shfaqur klubet spanjolle, Malaga e Atletico Madrid.